Dy persona janë arrestuar pasi janë kapur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi gjatë verifikimit dhe kontrollimit nga policia i janë gjetur dhe konfiskuar tri qese të vogla me substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë totale 7.6 gr.
Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar edhe 19 (nëntëmbëdhjetë) qese të zbrazëta dhe 2.6 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, transmeton lajmi.net.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë verifikimit dhe kontrollimit nga policia i janë gjetur dhe konfiskuar tri qese të vogla me substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë totale 7.6 gr. Me urdhër të gjykatës të procedurës paraprake është kontrolluar-bastisur banesa e njërit nga të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar edhe 19 (nëntëmbëdhjetë) qese të zbrazëta dhe 2.6 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”. /Lajmi.net/