Aktuale

Kapen duke transportuar drogë, arrestohen dy shqiptarë

Ne kufirin greko-shqiptar, janë sekuestruar 44 kg marihuanë, nga një operacion i kryer në Janine nga njësia anti-droge e Patrës.

Në një mjet i cili kishte destinacion qytetin e Ileas, Greqi u gjetën dhe sekuestruan 11 pako me 43 kg 641 gram marihuanë. Në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë. Droga kapte vlerën e 110.000 euro. Është shpallur në kërkim pritësi i drogës, një shtetas grek.