Rajon & Botë

Kapen armë dhe municione në Berlin

Policia gjermane, sot në Berlin ka sekuestruar një sasi të madhe armësh dhe municionesh në katër bastisje, gjatë një operacioni hetimi ndaj një të dyshuari si i lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Në një deklaratë, policia thotë se një qytetar gjerman, 40 vjeçar, është arrestuar dhe pritet të paraqitet para gjykatës./KosovaPress/