Policia e Vlorës ka kapur 750 kilogramë Cannabis në gadishullin e Karaburunit pranë gjirit të Anglezit.
Siç mësohet nga policia e Vlorës, droga u gjet e paketuar në gadishull në pritje të transportit.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se lënda narkotike do të trafikohej me gomone.