Aktuale

Kapen 17 persona gjatë një operacioni policor në 5 komuna

Policia e Kosovës gjatë një operacioni ka arrestuar 17 persona nga 5 komuna të ndryshme të Kosovës përgjatë kontrollimit të 32 lokacioneve.

Personave të arrestuar iu është konfiskuar 5 armë zjarri, dy automjete dhe 1640 kilogramë duhan.

“Njësitet policore në mbështetje të Doganës së Kosovës kanë kontrolluar 32 lokacione të ndryshme me ç’rast kanë arrestuar dhe kanë shoqëruar në Stacionin Policor 17 persona, ku pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje. Gjatë operacionit, janë gjetur dhe janë konfiskuar pesë (5) armë zjarri, dy (2) automjete, rreth 1640 (një mijë e gjashtëqind e katërdhjetë) kg. duhan, makina, filtër, letra për mbështjelljen dhe ambalazh për paketim të duhanit). Nuk raportohet për ndonjë incident”, njofton policia./FaktePlus