Rajon & Botë

Kapen 14 sirianë afër kufirit me Malin e Zi

14 shtetas sirianë janë kapur në veri të Shqipërisë, përkatësisht në vendin Shtuf afër kufirit me Malin e Zi.

Në mesin e tyre ishin 7 meshkuj dhe 7 femra, 5 prej të cilëve janë të mitur.

Policia në Shqipëri thotë se nga intervistimi i tyre i bërë në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve në DPV Shkodër, rezultoi se këta shtetas kanë qenë emigrantë në Greqi dhe kanë hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet Kufirit të Gjelber në Kapshticë-Korçë. Destinacioni i tyre ka qenë Gjermania, ku pasi të mbërrinin në destinacion do u paguanin nga 1150 euro dy shtetasve që nuk dinin informacione rreth tyre. Ndërkaq POlicia po bën përpjekjet për kapjen e dy të dyshuarve.