Aktuale

Kapen 113 kg drogë në Prishtinë, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë ka kapur 113 kg drogë dhe ka arrestuar katër persona.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, ku janë kapur 113 kilogramë heroinë, mëson Gazeta Express.

Të arrestuarit në këtë rast janë katër persona: S. Sh, M. Gj, Xh. Sh, M. K.

Express do të iu mbajë të informuar për këtë ngjarje.