Aktuale

Kapen 10 kg marihuanë në Skënderaj

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë pas një pune hetimore, dje në Skënderaj ka ndaluar tri vetura në të cilat janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 10 kilogramë e 835 gramë

Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar 5 të dyshuar, saktësisht 63-vjeçarin, A.L., pastaj 26-vjeçarin K.L., 33-vjeçarin G.J., 24-vjeçarin E.L. dhe 35-vjeçarin E.M. që të gjithë shtetas kosovarë me nacionalitet shqiptarë.

Sipas një komunikate për media, si prova materiale, policia ka konfiskuar se edhe tri vetura dhe pesë telefona celularë. Pesë të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, iu është caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.