Një femër e nacionalitetit serb nga Mitrovica e Veriut ka raportuar në Polici se të dyshuarit, serbë, në gjendje të dehur e kanë kanosur atë me vdekje pasi që djali i saj ua ka borxh pesëmijë euro.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shumadia” ku të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili urdhëron që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.