Një mjek specialist është kanosur nga një person i dyshuar në Spitalin Rajonal të Pejës.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13.
Sipas policisë, i dyshuari ka shkuar në vendin e punës së viktimës dhe e ka ofenduar.
Sipas policisë i dyshuari i kishte dërguar edhe një mesazh kërcënues viktimës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.