Një person ka kanosur zyrtarët policorë, pasi këtë të fundit ia shqiptuan një gjobë.
Ngjarja ka ndodhur dje në Pejë, në orën 14 e 30.
Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari nuk është intervistuar për shkak të gjendjes shëndetësore dhe është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. “Mbretëresha Teutë” -Pejë 11.12.2019, 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti i ka kanosur zyrtarët policor lidhur me shqiptimin e një gjobe. I dyshuari nuk është intervistuar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.





















