Aktuale

Kanosë policët, arrestohet një femër

Policia e Kosovës dje në Pejë ka arrestuar një femër pasi që e njëjta nuk ka përfillur urdhrat e policisë si dhe ka kanosur ata.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë ku thuhet se e dyshuara fillimisht nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë për ndalim në pikë kontrolli duke vazhduar vrullshëm lëvizjen me veturën e saj.

Pas ndalimit dhe arrestimet e dyshuara kishte kanosur verbalisht zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.