Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje dhe mospërfillje të urdhrave të zyrtarëve policorë në kohën kur ai ishte ndaluar për një kontroll në rrugën ‘Pajazit Boletini’ në Mitrovicë.
Nga matja që i është bërë me alkotest, ka rezultuar se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit në vlera 1.82 promil.
Me vendim të prokurorit të çështjes, të dyshuarit Sh. P. 51-vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale kanosje.