Aktuale

Kanos policinë, arrestohet

Policia ka arrestuar një person në fshatin Rakosh të Istogut pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka sulmuar verbalisht zyrtarët policorë derisa i kontrollonin veturën dhe dokumentet personale.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/