Aktuale

Kanos policin, arrestohet në kufi shqiptari i Maqedonisë

Policia ka arrestuar dje në pikën kufitare të Hanit të Elezit, një të dyshuar, shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti derisa kontrollonin në veturën e tij, ka kanosur verbalisht njërin nga zyrtarët policorë.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./KosovaPress/