Aktuale

Kanos femrën, arrestohet nga policia boshnjaku

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person, i cili pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me një femër, e kishte kanosur atë.

Arsyeja e dhunës, sipas raportit të policisë, thuhet të jetë ndërtimi i një muri.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/