Policia ka arrestuar një të dyshuar në Mitrovicë i cili ka kanosur dhe fyer një polic të Kosovës.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramadan Kelmendi” ku i dyshuari ka ndaluar në rrugë pjesëtarin e Policisë ku e ka fyer dhe kanosur lidhur me një tiketë që polici ia ka shqiptuar të dyshuarit më herët.
Njësiti policor ka takuar të dyshuarin i cili është shoqëruar në stacionin policor, është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin i njëjti lirohet në procedurë të rregullt./KosovaPress/