Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë është arrestuar një person, i cili me armë zjarri ka kanosur tri viktimat meshkuj shqiptar.
Në njoftim të Policisë thuhet se pistoleta është konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /KP