Rajon & Botë

Kandidati pro-rus kryeson zgjedhjet në Moldavi

Kandidati pro-rus është duke kryesuar në zgjedhjet presidenciale të cilat janë mbajtur sot në Moldavi.

Sipas rezultateve të para, nga 30 % të votave të numëruara, Igor Dodon nga partia Socialiste ka fituar 55 %  të votave, shkruan BBC.

Rivali i tij pro-perëndimor, Maia Sandu aktualisht ka 31%.

Për të shmangur  balotazhin në nëntor, një kandidat duhet të fitojë shumicën absolute në raundin e parë, transmeton KosovaPress.