Aktuale

Kandidatët për kryetar të Mitrovicës ftojnë qytetarët për dalje masive në zgjedhje

Disa prej kandidatëve për kryetar të komunës së Mitrovicës obligimin e tyre qytetar e kanë kryer sot në orët e hershme të mëngjesit.

Ata thanë se në bazë të informatave të deritashme, procesi është duke shkuar në rregull, ndërsa porositën qytetarët që të dalin në numër sa më të madh për të votuar.

Valdete Idrizi, kandidate për kryetare nga radhët e PDK-së, u shpreh e bindur se të gjithë mitrovicasit me të drejtë vote do të dalin sot në zgjedhje.

“Uroj dhe besoj se të gjithë qytetarët e Mitrovicës me të drejtë vote kanë me shfrytëzuar të drejtën e vet dhe me dalë me votuar. Jam shumë e sigurt se do të jetë një ditë shumë e mirë deri në fund të ditës”, ka thënë Idrizi.

Fehmi Ferati nga Vetëvendosje, ka uruar veç tjerash, të ketë sa më pak fletëvotime të pavlefshme.