Aktuale

Kandidatët për drejtor dogane nuk përmbushin kriteret, nuk e dinë as anglishten

Dy personat e propozuar për drejtor të Doganave të Kosovës, nga tre sa i janë dërguar kryeministrit për këtë pozitë nuk e përmbushin kriterin e domosdoshëm të konkursit , njohje të gjuhës angleze, thuhet në një raport të partnerit implementues të siguruar nga televizioni publik.

Një memorandum i nënshkruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe ambasadori britanik Ruari O’ Conell, për përzgjedhjen e kandidatëve për postet e larta, duket se nuk po jep rezultate.

Pas këtij memorandumi një kompani britanike kishte filluar punën në monitorimin e konkurseve në postet e larta. Konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të doganës ishte puna e parë e kësaj kompanie.

Televizioni publik ka siguruar raportin e partnerit implementues, i cili pavarësisht se ishte ftuar për të siguruar transparencë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në poste të larta, ka vepruar ndryshe.

Dy personat e propozuar për drejtor të Doganave të Kosovës nga tre sa i janë dërguar kryeministrit për këtë pozitë nuk e përmbushin kriterin e domosdoshëm të konkursit , njohje të gjuhës angleze, thuhet në raport.

“Megjithatë duhet theksuar se dy anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesit partnerit implementues kanë shqetësime të mëdha në lidhje me nivelin e aftësisë në gjuhën angleze të dy kandidatëve, Kujtim Qafleshi dhe Valdete Krasniqi”, thuhet në raport.

Mirëpo pavarësisht kësaj, ata propozohen si emra për drejtor të Doganës së Kosovës. Në raport përshkruhen në mënyrë të detajuar, intervistat e bëra me kandidatet për drejtor te Doganës.

Një detaj tjetër që e bënë të dyshimtë punën e kësaj kompanie e qe thuhet në raport se disa prej kandidatëve kanë qenë në dijeni për pyetjet që do t’u parashtroheshin nga paneli intervistues.

Në raport thuhet se njëri prej kandidatëve të rekomanduar për drejtor të doganës të Kosovës ka qenë në dijeni për pyetjet në gjuhën angleze.

“Një numër i anëtarëve të panelit kane vërejtur se disa kandidatë kane pasë pyetjet me herët e sidomos pyetjet ne gjuhen angleze. Anëtarët e panelit ishin të shqetësuar se kjo mund të ketë përfshirë të paktën një nga kandidatët e rekomanduar. Këto vëzhgime ngritën një shqetësim të përgjithshëm se disa kandidatë të cilët kishin marrë pjesë ne intervistë mund të kenë ndarë informacion në lidhje me përmbajtjen e pyetjeve me kandidatët të cilët ende nuk kishin marrë pjesë ne interviste”, thuhet tutje në raport.

Në raport me tej thuhet se deri te rezultatet përfundimtare për kandidatët kishin ardhur pas një diskutimi në mes anëtarëve të komisionit dhe partnerëve implementues, edhe pse ka pasur dallime ne mes vete.

RTK i ka dërguar një e-mail zyrtar Zyrës për Demokratizim, Qeverisje te mirë dhe Anti-Korrupsion, në lidhje me raportin dhe rekomandimin që ka bërë për zgjedhjen e personave për drejtor të doganës së Kosovës.

Mirëpo e njëjta ende nuk është përgjigjur në pyetjet e parashtruara.

Siç merr vesh televizioni, dy anëtarët e partnerit implementues nuk kanë përvojë në procesin e funksionimit të doganave.