Dy femrat me shamia nga Koalicioni LDK- AKR- Alternativa, Labinotë Demi- Murtezi dhe Refiqe Tërnava, nuk kanë arritur që t’i marrin votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvend.
Sipas rezultatave zyrtare të publikuara nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ish- deputetja e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi- Murtezi, përkundër që në zgjedhjet e kaluara parlamentare kishte marrë shumë vota, madje duke lënë pas edhe disa nga themeluesit e PDk-së, në këto zgjedhje nuk ka arritur që të marrë vota sa për të hyrë në Kuvend, shkruan Gazeta Blic.
Befasi e këtyre zgjedhjeve ishte edhe dështimi i vajzës së myftiut të Kosovës, Naim Tërnaës.
Refiqe Tërnava nuk ka arritur që të marrë votat, sa të jetë pjesë e legjislaturës së re.