Rajon & Botë

Kanadaja hap dyert për emigrantët, do të pranojë mbi 1 milion vetë

Kanadaja, që aktualisht numëron rreth 37 milionë banorë, dëshiron të presë më shumë se 1 milion emigrantë nga vende të ndryshme të botës.

Sipas mediave vendase, këta të huaj është planifikuar të pranohen në Kanada deri në vitin 2021.

Shifra prej mbi 1 milion ka dalë pas një raportimi të bërë nga ministri i Emigracionit të Kanadasë, Ahmed Hussen.

Ai ka falënderuar gjithë të huajt që kanë ardhur dhe thotë se mirëpresin edhe të tjerë.

“Falënderimi i madh për të ardhurit, Kanadaja është zhvilluar në një vend të fortë të cilin e gëzojmë të gjithë”, ka thënë ai.

Sipas tij, emigrantët dhe pasardhësit e tyre kanë dhënë kontribute të pafundme në Kanada, dhe suksesi i vendit në të ardhmen është i lidhur me këtë, integrimin dhe mikpritjen e tyre.

Ministri Ahmed Hussen thotë se shtimi me 1 milion banorë përbën 1 për qind të popullsisë.

Sipas shifrave, në vitin 2017 popullsia u shtua me 286 mijë banorë të përhershëm, ndërkohë që më 2020 pritet të shkojë në 360 mijë.