Rajon & Botë

Kanadaja dërgon 1000 trupa për ta rritur prezencën e NATO-s në kufi me Rusinë

Kanadaja do t’i dërgojë një mijë trupa në Letoni në njërin nga katër batalionet që NATO është duke i grumbulluar në Evropën lindore si përgjigje për aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë, raportojnë mediat kanadeze.

“Bashkë me ShBA-në, Britaninë dhe Gjermaninë, Kanadaja do të themelojë dhe udhëheqë një urë të gatishmërisë së lartë e cila do të kontribuojë në prezencën e zgjatur të NATO’s në Evropën Qendrore dhe Lindore,” kështu ka thënë ministria kanadeze e Mbrojtjes, duke shtuar se më shumë detaje do të publikohen gjatë samitit të NATO’s në Poloni muajin e ardhshëm, përcjell Gazeta Express.