Policia ka arrestuar një të dyshuar, i komunitetit serb pasi që gjatë kontrollit në pronën e tij janë gjetur 490 bimë të llojit kanabis sativa.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gorazhdec të Pejës ndërsa pas marrjes së mostrave, me vendim të prokurorit bimët e mbetura janë shkatërruar në vend të ngjarjes, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./ KosovaPress/