Aktuale

Kamëz, breshëri plumbash në drejtim të një automjeti

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një automjeti “Audi”.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 të mëngjesit të sotëm në “Kodër-Haxhë”, në Kamëz.“Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri arme zjarri, në mjetin e parkuar tip ” Audi “, në pronësi të shtetasit M.C”, ka sqaruar Policia, shkruan Ora News.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.