Rajon & Botë

Kamermanja që shqelmoi refugjatin shpërblehet për një film

Kamermanja hungareze Petra Laslo e cila mbahet mend se si shqelmon dhe e rrëzon një refugjat në vendin e quajtur Reske, ka fituar çmim për filmin dokumentar “Nemzetidegen”.

Siç raporton Asociated Press ajo ka redaktuar filmin dokumentar “luftëtarët e lirisë gjatë revolucionit në Hungari në vitin 1996″, me regji të bashkëshortit të saj, projekt ky i financiar nga buxheti i shtetit.

Ndarja e këtij çmimi ka hasur në kundërshtim nga partitë opozitare dhe shoqëria civile.

Çmimin asaj ia ka ndarë zëvendës presidenti i Parlamentit Sandor Leshak.

Petra Laslo është larguar nga televizioni hungarez N1TV pasi që pamjet ku ajo shihet se si shqelmon dhe rrëzon refugjatin me fëmijën e tij është përhapur me shpejtësi në mbarë botën.