Një i dyshuar mashkull me armën e tij të gjuetisë kishte dashur që ta gjuante një qen endacak dhe është vetëplagosur aksidentalisht.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Kamenicë, mbrëmjen e djeshme.Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pushkë gjuetie, një gëzhojë e zbrazur dhe 8 copë fishek 12 mm.
I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor./KosovaPress/