Aktuale

Kamenicë, dy persona rrahën mes veti për një pronë

Gjatë ditës së djeshme, policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Kopernicë të Kamenicës pasi që të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje pronësore janë rrahur mes veti.

Sipas raportit policor, dy të dyshuarit kanë pësuar lëndim e trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/