Aktuale

Kalon edhe projektligji i dytë për Ushtrinë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar 45 amandamente të cilat mundësojnë ndryshimin e ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me 107 vota për deputetët kanë votuar projektligjin e dytë në kuadër të tri projektligjeve që përbëjnë pakon e ligjeve për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Ushtria më e re e botës ka marrë bekimin edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Gjermanisë e Britanisë së Madhe të cilat votimin e sotëm e kanë quajtur si vendim sovran të një shteti të pavarur.