Rajon & Botë

Kalifornia e Jugut dridhet nga tërmeti i fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kaliforninë e Jugut.

Kalifornia e Jugut është goditur nga tërmeti më i fortë në dy dekada, duke shkaktuar dëme dhe zjarr, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Epiqendra e dridhjes me magnitudë 6.4 ishte afër qytetit të Ridgecrest, që ndodhet rreth 240 kilometra në veri-lindje të Los Anxhelosit.

Zjarrfikësit dhanë ndihmë mjekësore dhe u përballën me zjarret në dhe rreth qytetit të premten.

Njerëzit nga shkretëtira e Mojave në bregun e Paqësorit treguan ndjenjën e tërmetit, i cili goditi në Ditën e Pavarësisë.

Ka pasur dëme të konsiderueshme në Ridgecrest, i cili shtrihet në jug-perëndim të epiqendrës, tha profesorja e mjedisit gjeografik John Rundle për BBC.

Ai shtoi se ishte me fat që tërmeti ndodhi shumë larg qendrave të mëdha të popullsisë. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli