Aktuale

Kalaja po rrënohet, ministri Mustafa ende nuk di gjë

Kompania serbe nga Beogradi, e cila ishte kontraktuar nga UNESCO për restaurimin e Kalasë së Novobërdës, duket se ka nisur ta shkatërroj atë, në emër të restaurimin.

Deri sa rrënimi i kalasë ka vazhduar institucionet e sigurisë nuk janë në dijeni të këtij shkatërrimi. Vetë ministri në largim i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka thënë se ende nuk është në dijeni të problemit.

Ai për FaktePlus ka thënë se për rastin në fjalë ka kërkuar përgjigje nga komandanti i policisë nga rajoni i Gjilanit për të kuptuar se çka është duke ndodhur.

“Nuk e di ende se çka është duke ndodhur nuk jam në ngjarje për këtë. Kam kërkuar përgjigje nga komandanti i zonës. Në momentin që do të kemi të dhënë do të ju informojmë”, ka thënë ministri i brendshëm për FaktePlus.

Kompania KOTO nga Beogradi, e cila ishte kontraktuar ta restauronte Kalanë, ka filluar që ta dëmtojë atë me eskavator, kur reastaurimi veç kishte përfunduar.

Pas veprimit të kompanisë, institucionet e Kosovës i kishin ndërpre punimet, duke ja shkëputur kontratën kompanisë serbe, por duket se ata nuk janë ndalur dhe siç shihet, Kalaja është duke u shkatërruar me ekskavator nga e njëjta kompani./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli