Aktuale

Kalaja e Prizrenit pritet të bëhet me teleferik

Kalaja e Prizrenit, gjatë tërë vitit vizitohet nga vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme.Por rruga për në kala, vazhdon të jetë e vështirë dhe e mundimshme, raporton KTV.Kështu thonë edhe vizitorë të ndryshëm që kanë qenë në kala, përkundër motit të nxehtë.

Kjo rrugë do të jetë e tillë vetëm edhe këtë vit, pasi pritet që brenda vitit, qasja në Kalanë e Prizrenit do të jetë me teleferik.Tenderi ndërkombëtar për qasjen në kala është drejt fundit dhe gjatë javës së ardhshme, pritet të shpallet fituesi i këtij tenderi.

Komuna e Prizrenit ka ndarë një pjesë të buxhetit për këtë projekt, por po ashtu ka siguruar mjete të konsiderueshme edhe nga Qeveria e Kosovës.Bazuar në të dhënat në buxhetin e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës në vitin 2017 ka planifikuar që të shpenzojë 1 milion euro për projektin e teleferikut në Prizren.