Aktuale

Kafshë të rralla në Malin e Tomorrit të filmuara nga kamera-kurth (Foto)

Tre kamera-kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit kanë regjistruar filmimet e kafshëve të egra të cilat duhet theksuar se janë shtuar që pas vendosjes së moratoriumit të gjuetisë.
Kafshë të rralla si ariu i murrmë e macja e egër janë kapur nga kamerat në malin e Tomorrit, transmeton tema.

“Nga kontrolli i 3 kamerave kurth në Parkun Kombëtar Mali i Tomorrit, rezultojnë kafshë të rralla si ariu i murrmë 2 copë, mace e egër.

Gjithashtu ka prezencë të madhe të kafshëve si dhelpra, baldosa, lepur i egër, iriqi etj. Monitorimi vazhdon!”, bën me dije Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.