Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Time Kadrijaj, ka numëruar një serë problemesh me të cilat ballafaqohet sot Kosova.
Ajo ka thënë se vendi ynë vazhdon të jetë vendi më i varfër, me një papunësi prej 50 përqind të popullatës.
“Për zhvillimin ekonomik nuk keni zgjedhje të qëndrueshme. Ky është alarm për Kosovën dhe qytetarët. Sistemi arsimor është i kapur nga partitë më të mëdha. Sistem i plotizuar skajshmërish”, tha Kadrijaj.
Sipas saj, sistemi shëndetësor është para kolapsit, duke shtuar se vendet kyçe të institucioneve janë të kapura nga militantë partiak.
“Nepotizmi është shtrirë dhe në polici dhe AKI. Shteti është i dobët”, tha ajo.
Ajo shtoi se arrestimi i Nehat Thaçit tregon se Kosova përballet me pasiguri, për faktin se ende nuk ka krijuar ushtrinë e saj. KosovaPress/