Aktuale

Kadrijaj e quan të padrejtë arrestimin e deputetëve të Vetëvendosjes

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj e quan të padrejtë arrestimin e tre deputetëve të Vetëvendosjes në hyrje të Kuvendit.Kadrijaj tha se Kuvendi është vend pune dhe ka vende tjera ku mund të arrestohen, raporton Ekonomia Online.

“Sot jam intervistiar ne Stacionin e Policisë si e pandehur gjatë kohës kur u arrestua deputeti Albin Kurti. Ne po i përgjigjemi seancave gjyqësore. Ne konsiderojmë qe objekti i Kuvendit është vendpunim dhe nëse deputetët nuk i përgjigjen drejtësisë ka ende ku mund të arrestohen dhe nuk është e drejtë të arrestohen në Kuvend”, tha Kadrijaj.