Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, duke diskutuar për buxhetin sot në Kuvendin e Kosovës tha se nuk ka investime për gjelbërimin e ambientit të Kosovës.
Ky buxhet, sipas Kadriajt, rrit vetëm korrupsionin ngase është i orientuar në autostrada dhe asfalt.
“Do të duhej të luftohej informaliteti dhe të mos kërcënohen veteranët e luftës për pension”, tha Kadriaj.
Sipas saj, investimet në rajonin e Dukagjinit janë të vogla. Kadriaj tha se me rreth 55 milionë euro nuk mund të ketë investime në bujqësi dhe të rimëkëmbet ky sektor mjaft i çmueshëm për vendin.
Kadriaj tha se Doganat e Kosovës janë burim kryesor i arkës së shtetit, dhe për vitin 2017 mbetet një sfidë, ngase në vitin 2017 do të duhet të inkasojë 1 miliardë e 100 milionë euro.
Edhe Kadriaj u shpreh e shqetësuar për buxhetin për shëndetësi, pasi, sipas saj, është i njëjtë dhe do të vazhdojë të përballet me shumë sfida.