Aktuale

Kadri Veseli zyrtarisht tifoz i Kosovës (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pranuar sot edhe zyrtarisht kartelën e tifozerisë së përfaqësueses së Kosovës në futboll.Kartela e artë e tifozit, kryetarit Veseli i është dorëzuar nga udhëheqësit e tifozerisë kosovare.

Me këtë rast, Veseli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se ndihet i lumtur që edhe zyrtarisht ka pranuar kartelën e anëtarit të tifozëve.
“Që nga fillimi kam mbështetur Përfaqësuesen e Kosovës në Futboll. Por, prej sot, jam edhe zyrtarisht anëtar i tifozerisë së saj të mrekullueshme”, ka shkruar Veseli në Facebook.