Aktuale

Kadri Veseli nesër në Tiranë, kjo është arsyeja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të udhëtojë nesër për në Shqipëri, i ftuar në Lutjet e Mëngjesit, të cilat sivjet mbahen në Tiranë.

Ky aktivitet është organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në të cilin pritet të marrin pjesë kryetarë të parlamenteve nga vendet e rajonit dhe të ftuar të tjerë të shumtë.

Gjatë kësaj vizite, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takime të veçanta edhe nga krerët e shtetit.