Aktuale

Kadri Veseli e shfrytëzon pauzën

Në kohen kur seanca ka shkuar në pauzë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është parë derisa sillej në karrige dhe fliste në telefon.

Në emër të koalicionit PAN, Bilall Sherifi ka pranuar propozimin e VV-së për mocion, por ka theksuar se meqë askund në rregullore nuk thotë se mocioni duhet të votohet menjëherë në sekondë, kërkojnë 15 minuta pauzë.

Pas tij, Veseli ka dhënë 15 minuta pauzë, të cilat tanimë kanë kaluar dhe seanca nuk ka filluar./KosovaPress