Shkrimtari shqiptarë me famë botërore, Ismail Kadare, është njoftuar me Instagramin.
Njeriu i letrave shqiptare të lexuara dhe përkthyera në dhjetëra gjuhë të botës, nuk preferon rrjetet sociale. Së fundmi ai ka dalë në një video-incizim të shkurtër të gazetares nga Tirana, Mira Kazhani, ku dëgjohet duke thënë “Instagrami?!”.
E megjithatë, gazetarja shkruan pas kësaj se sipas Kadaresë Instagram-i është diçka e bukur. Madje madje, më shumë se madhështore. “Ai mendon se ‘Instagram-i” është një gjë e bukur. Epike!”, shkruan ajo në postim. /KosovaPress/





















