Aktuale

Kadaj-Bujupi: Prej Vitit të Ri, edhe fëmijët me ‘rrogë’

Kuvendi i Kosovës sot e ka kaluar me shumicë votash rezolutën për shtesat e fëmijëve nga mosha 0 deri në 16 vjeç.
E siç duket këtij lajmi i është gëzuar deputetja nga radhët e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi.

Përmes një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi ka thënë se edhe fëmijët do të bëhen me ‘rroga’.

“Rrogë’ prej Vitit të Ri’, ka shkruar ajo.

Kuvendi i Kosovës sipas kësaj rezolute, kërkon nga Qeveria që të hartojë dhe zbatojë legjislacionin, kurse ndarja e shtesave të fillojë gjatë vitit 2019.

Rezoluta është propozuar me 15 tetor, sipas saj çdo fëmijë në Kosovë nga mosha 0 deri 16 vjeç, duhet të gëzojë shtesa çdo muaj, duke filluar nga 10 euro.

the authorBurbuqe Metolli