Aktuale

Kadaj-Bujupi: Përse s’po reagon AAK-ja për përgjime?

Përsëri e ftuan prokurorinë që të merret më rastet e përgjimeve telefonike.

Por, të martën  anëtarët e  Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi dhe Xhelal Sveçla akuzuan edhe grupet parlamentare për mungesë të reagimit ndaj këtyre bisedave të përgjuara.

Madje Kadaj-Bujupi kritikoi ish partinë e saj që e ka bërë deputete për heshtje të problemit.

Zyrtarët e Vetëvendosjes paralajmëruan se shumë shpejt do të organizojnë protestë kundër pushtetit.