Aktuale

Kadaj-Bujupi për përgjimet: Bashkë me PDK-në e LDK-në po heshtë edhe AAK-ja

Lëvizja Vetëvendosje mbajti një konferencë për media, ku përfaqësues të kësaj partie folën për përgjimet e fundit të bisedave të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe shumë zyrtarëve të tjerë.

Deputetja e këtij subjekti politik, Donika Kadaj – Bujupi, ka kritikuar rëndë partinë që qeverisë me PDK-në, por edhe partinë ku ishte deri pak muaj më parë, atë të Ramush Hardinajt.

“Kryekrimineli është president, kemi një qëndrim të LDK-së që është i turpshëm në vend që LDK-ja të distancohet nga këto skena krimi ata dalin me deklarata se Thaçi është president i shkëlqyer”, tha ajo, raportonKlanKosova.

“PDK dhe Pronto po marrin në heshtje përkrahjen e LDK-së”.

“As AAK-ja nuk ka dal me deklarata e kjo është një konfirmim i bashkëpunimit të fshehtë. LDK e AAK me qëllim të mbajtjes së pushtetit po vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur”.

“Ka ardh momenti i fundit që LDK-ja ta prish koalicionin e AAK-ja të distancohet”.