Aktuale

Kadaj-Bujupi: PAN mos të përpiqet të improvizojnë takime jo formale

Deputetja nga radhët e LVV, Donika Kadaj-Bujupi tha se edhe në seancën e katërt konstituive po shihet se PAN është bllokues i konstituimit të institucioneve.

Ajo tha se do të vazhdojnë që të thërrasim PAN-in që të prezantojë kandidatin e tij. Kurse, e pyetur nëse do të marrin pjesë si VV, në takimin e mundshëm konsultati, ajo tha se nuk ka nevojë që institucionet t’i bartim në takime jo zyrtare, qoftë nëpër kafe e ambiente të tjera.

“Në këtë fazë ne kemi bllokuar Kadrin sepse është kandidat i papërshtatshëm. Mos të përpiqen të improvizojnë takime jo formale. LVV është grupi më i madh, prandaj do të angazhohemi që të bllokojmë zaptuesit e shtetit dhe zhbllokojmë formimin e shtetit. LVV është në kondrdinim dhe bashkëpunim me LAA dhe vazhdojmë të kemi bashkëpunim”, tha ajo. /KosovaPress/