Kadaj- Bujupi tha se Komisioni shtetëror i Kosovës e pakëson territorin duke u bazuar ne kadastër te vitit 1928 e 1931 kur Kosova nuk ishte shtet.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi, edhe një herë ka ngritur zërin e saj kundër demarkacionit me Malin e Zi.
Ajo përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se në të gjitha hartat e prodhuara pas vitit 1945 e deri me 1999, dëshmojnë se kufiri është në majë të Çakorrit dhe në Kullë të Zhlebit, shkruan lajmi.net.
Kadaj- Bujupi tha se Komisioni shtetëror i Kosovës e pakëson territorin duke u bazuar ne kadastër te vitit 1928 e 1931 kur Kosova nuk ishte shtet.
Ndër tjerash, Kadaj- Bujupi bënë apel që të rishikohet kufiri dhe marrëveshja dhe të mos humbin kohë më shumë, por as me le të kërkojnë fakte nga qytetarët, sepse sipas saj Kosova ka humbur territor.
Ja postimi i plotë i Donika Kadaj- Bujupit në Facebook:
“Në të gjitha hartat e prodhuara pas vitit 1945 e deri me 1999, ne shtetet e RSFJ, ku paraqitet Kosova dëshmojnë se kufiri është ne majë të Çakorrit dhe në Kullë të Zhlebit. Komisioni shtetëror i Kosovës e pakëson territorin duke u bazuar ne kadastër te vitit 1928 e 1931, kur Kosova nuk njihej as si krahinë e as si shtet, madje as njësi territoriale, por si pjesë e asaj që mes viteve 1929-1941 njihej si Banovina Zeta. Siç u pa nga disa studime, popujt e civilizuar luftojnë për pak metra katror të territorit te vet (Gjermania me Çekinë, ShBA me Meksikën), kurse Kosova tjetërson mijëra hektarë territore, burime të ujit e pasuri. E pushtetarët në vend se të punojnë në përmirësim të gabimit dhe të rishikojnë shënjimin e kufirit, kërkojnë nga qytetarët FAKTE…”, shkruan ajo në Facebook. /lajmi.net/





















