Aktuale

Kadaj – Bujupi: Kosova po mbetet me më pak autonomi se në vitin 1974

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika-Kadaj Bujupi tha se Serbia po ndërhyn në forma të ndryshme në Kosovës.

Ajo në rrjetin social Facebook shkruan se falë kësaj qeveria, Serbia vazhdimisht po e rritë ndikimin brenda Kosovës.

“Serbia po ndërhyn në forma të ndryshme në Kosovë. Ajo falë kësaj qeverie që e kemi, vazhdimisht po e rritë ndikimin e saj brenda vendit tonë. Më këtë qeveri, Kosova po mbetet më pak se kur ishte autonomi në ’74-tën”, shkruan Kadaj-Bujupi.