Aktuale

Kadaj – Bujupi: Ia humbët tri vjet Kosovës

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kada-Bujupi, në fjalimin e saj ka thënë se PDK dhe LDK janë përgjegjës për humbjen e perspektivës, të ardhmës së vendit dhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione.

“Situata e njëjtë po përsëritet si në kohën kur kemi pas njerëz të pashpresë që iknin në perëndim dhe mbyteshin në lumin Tisa”, ka thënë tutje Kada-Bujupi.

Kadaj-Bujupi ka akuzuar LDK-në që, sipas saj, ia mundësuan PDK-së të zhvatë e shantazhojë. Ajo ka thënë se koalicioni i ka humbur tri vjet Kosovës.

“Ne e përkrahim mocionin”, ka thënë tutje deputetja.