Për shkak të punimeve që Bechtel & Enka po i kryen në ndërtimin e urës së autostradës “Arbër Xhaferi”, lumi është mbuluar me zhavorr, duke dalë bashkë me të nga shtrati.
Banorët tregojnë se u kishin dalë në ndihmë ekipet e komunës të ndihmuar edhe nga makineri të kompanisë Bechtel&Enkas, por që nuk kishin arritur të kryenin shumë punë.
Krahas frikës, vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Drejtori i shërbimeve publike në Kaçanik, ka thënë se do të krijojnë një ekip për vlerësim të dëmeve. Mirëpo, ky vlerësim ka mundësi të mbetet vetëm në letër.
Pos Kaçanikut, të reshurat e shiut kanë shkaktuar dëme edhe në komunën e Vitisë.
E dëmi më i madh thonë të jetë rrëshqitja e dheut në një rrugë e cila ka dëmtuar asfaltin. Zyrtarët komunalë fajin ia hedhin Ministrisë së Planifikimit Hapësinor për mosrregullim të shtratit të Lumit Morava.
Këtu janë dëmtuar edhe tokat bujqësore, një pjesë e të cilave kanë qenë të mbjella me grurë.
Komunat kanë kërkuar ndihmë nga niveli qendror për kompensim të dëmeve, veçanërisht nga Ministria e Bujqësisë.