Aktuale

Kaçaniku ende asnjë rast me koronavirus, qytetarët grumbullohen në markete

Komuna e Kaçanikut momentalisht nuk ka të konfirmuar asnjë rast me koronavirus, raporton Express.

Mirëpo, kjo nuk po i ndalë qytetarët e kësaj komune që të respektojnë masat në mënyrë që të mbrohen nga përhapja e COVID 19.

Express ka siguruar një fotografi ku shihen qytetarë të kësaj komune në një market.

Të njëjtit përveç që po nuk e respektojnë distancën sociale, shihen edhe se nuk kanë as masa mbrojtëse doreza apo maska.

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë vendim se deri me 4 maj, qytetarët e Kosovës mund të dalin për të kryer obligimet që ju duhen vetëm 90 minuta brenda ditës.

Edhe në atë orar, të njëjtit nuk duhet të grumbullohen nëpër hapësira të ndryshme, si në këtë rast në markete.

Deri më tani në Kosovë janë testuar gjithsej 5.627 mostra të dyshimta me COVID 19. Prej tyre pozitive kanë rezultuar 669 raste, ndërsa, 19 kanë ndërruar jetë. Të njëjtit është bërë e ditur se kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

the authorGazetaKNN